Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë tri raste në Prishtinë, një në Malishevë dhe dy tjera në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit të PK-së, në të gjitha rastet e raportuara në Polici kryesisht viktima të dhunës fizike janë femrat, raporton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 08.09.2026 - 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari gjendet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Prishtinë, 08.09.2026 - 18:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prishtinë, 08.09.2026 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Malishevë, 07.09.2026 - 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë jug, 08.09.2026 - 13:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Mitrovicë jug, 08.09.2026 - 17:05. Raportohet se e dyshuara femër kosovare pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar, ka dëmtuar një televizor dhe ka sulmuar viktimën tjetër femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Zëri