Një person nga Kenia e me shtetësi britanike kapet në Novosellë të Kamenicës duke kaluar kufirin ilegalisht
Në mesnatën e së martës një person nga Kenia, por me shtetësi britanike, është ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia, shkruan Zeri.info.
Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të njëjtët janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Kalim i paautorizuar i kufirit
Fsh. Novosellë, Kamenicë, 13.10.2026 – 00:25. Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën, të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, gjatë kontrollit në veturë kanë hasur të dyshuarin nga Kenia, me shtetësi britanike, i cili dyshohet se kishte kaluar kufirin kundërligjshëm. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të njëjtët janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri