Plagoset me armë zjarri 54-vjeçari në Tiranë
Foto: Laura Hasani

Plagoset me armë zjarri 54-vjeçari në Tiranë

Kronika October 14, 2026 - 12:31

Një 54-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë.

Policia bën me dije se i plagosuri është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital rreth orës 06:50 të mëngjesit.

“Më datë 14.10.2026, rreth orës 06:50, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi G. A., rreth 54 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrugën ‘Josif Pashko’. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.