Tragjedia baba - bir në fshatin Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari ende në arrati

Tragjedia baba - bir në fshatin Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari ende në arrati

Kronika October 14, 2026 - 13:05

E diela ishte e kobshme për familjen Arifi në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Bajram Arifi. Për vrasjen e tij dyshohet babai, Remzi Arifi, 53-vjeçar, i cili edhe disa ditë pas ngjarjes vazhdon të jetë në kërkim nga Policia, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda shtëpisë së familjes, ndërsa rrethanat në të cilat u vra i riu dhe motivet që mund të kenë çuar deri te kjo tragjedi ende nuk janë bërë të ditura.

Që nga e diela, kur ndodhi vrasja, i dyshuari nuk është arrestuar. Autoritetet janë duke punuar për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Deri tani nuk ka informacione të tjera të detajuara lidhur me rastin, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta.

Rasti i rëndë ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Gjilanit dhe po trajtohet nga organet kompetente.