Policia protestuesve në Tiranë: Ruajeni qetësinë, distancohuni nga personat e maskuar, dhuna nuk tolerohet

Policia protestuesve në Tiranë: Ruajeni qetësinë, distancohuni nga personat e maskuar, dhuna nuk tolerohet

Kronika October 14, 2026 - 12:56

Policia e Shqipërisë, u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo akt dhune.

Në postim thuhet edhe se, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.

‘’ Apelojmë për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit. Policia e Shtetit do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike’’, thuhet në komunikatë.

Postimi i plotë:

APEL I POLICISË SË SHTETIT

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë, të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.

Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

Apelojmë për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit.

Policia e Shtetit do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet.