Pas aktgjykimit në rastin e Auron Ferizit, dy persona shoqërohen në polici
Foto: Laura Hasani

Pas aktgjykimit në rastin e Auron Ferizit, dy persona shoqërohen në polici

Kronika October 20, 2026 - 16:14

Dy persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjilan, nën dyshimin për kanosje, pas shpalljes së aktgjykimit me 25 vjet burgim ndaj Egzon Shallkit, i akuzuar për vrasjen e Auron Ferizit.

Mësohet se ata janë familjarë të viktimës, të cilët janë liruar më pas në procedurë të rregullt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë së Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas Osmanit, më 20 tetor 2026, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin e dyshuar të kanosjes.

"Të dyshuarit janë intervistuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa, pas konsultimit dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore", ka deklaruar Osmani.

Osmani theksoi se hetimet do të vazhdojnë nga hetuesit policorë të Stacionit Policor në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. /klankosova