Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Kronika October 25, 2026 - 16:55

Një kosovar është arrestuar në Izmir të Turqisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme turke, bëhet fjalë për fjalë për Valmir Berishën. shtetas kosovar i cili kërkohej ndërkombëtarisht nga Gjermania, për tri vepra penale:"trafikim të narkotikëve", "kërcënim" dhe "privim të kundërligjshëm të lirisë".

Tutje në njoftim, thuhet se arrestimi u realizua nga Policia e Izmirit, në koordinim me Departamentin e Interpolit dhe Europolit, si dhe Organizatën Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MëT).Kërkimi ndërkombëtar ndaj tij ishte bërë përmes sistemit të njohur si “difuzion”.

Deri më tani, autoritetet turke nuk kanë dhënë informacione të tjera lidhur me rrethanat e arrestimit apo procedurat e mëtejshme ligjore ndaj tij.

Image