Dy artistë të papërcaktuar në gjini arrijnë të kalojnë në finalen e “Eurovision 2024”

Dy artistë të papërcaktuar në gjini arrijnë të kalojnë në finalen e “Eurovision 2024”

Showbiz May 10, 2024 - 13:35

Përfaqësuesit e këtij viti në Eurovision, Nemo nga Zvicra dhe Bambie nga Irlanda, janë shpallur si persona jobinarë (të papërcaktuar në gjini).

Ata përdorin përemrin “ai” dhe “ajo”. Në një konferencë për shtyp pas gjysmëfinales së dytë të Eurovisionit u diskutua rreth kësaj çështje.

“Është e mrekullueshme që e dimë që nuk jemi vetëm këtë vit dhe që jemi së bashku në këtë. Kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta dhe e kuptojmë njëri-tjetrin dhe mund të ndajmë përvojat tona mes vete. Jemi shumë falënderues për këtë. Është e rëndësishme që këtë vit mund të paraqesim njerëzit sepse ka kaq shumë artistë si ne”, tha Nemo.

“Kjo ndihmon”, thotë Nemo, “Të dish që ekzistojnë muzikantë ‘queer’ dhe kjo u ka ndihmuar shumë të tjerëve në jetë”, tha tutje artisti që përfaqëson Zvicrën.

“Ka kaq shumë artistë ‘queer’ dhe njerëzit na shohin dhe frymëzohen. E dimë sa shumë na kanë nënkuptuar ikonat ‘queer’ gjatë jetës sonë. Jemi të lumtur që jemi pjesë e kësaj”, përfundon Nemo.

Zvicra garoi në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit me këngën “The Code” dhe kaloi në finalen ku performon në vendin e 21-të.

Irlanda garoi në gjysmëfinalen e parë, pak kohë para “Baby Lasagne”. Ata garojnë me këngën “Doomsday Blue” dhe në finale do të performojnë në renditje të 10-tët.

Edhe pse performanca e tyre u quajt nga shumë njerëz “sataniste”, Bambie është në vendin e pestë në bastet e fituesve të Eurovisionit”. /Telegrafi

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by wiwibloggs (@wiwibloggs)