Dardanët e futsallit sonte do të përballen me Italinë

Dardanët e futsallit sonte do të përballen me Italinë

Sport November 06, 2026 - 10:15

Kombëtarja e Kosovës në futsall sonte do të përballet me Italinë në kuadër të “Main Round” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028.

Dardanët dhe italianët do të ballafaqohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Italinë.

Gjatë katër ditëve të fundit Dardanët kanë zhvilluar përgatitje intensive, duke punuar në të gjitha aspektet për këtë sfidë të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë.

Lojtarët dhe stafi i Kombëtares janë gati për ndeshjen dhe presin mbështetjen e madhe të tifozëve sonte, në mënyrë që së bashku të synojnë një tjetër fitore në këtë fazë të kualifikimeve.

Ndeshja mes Kosovës dhe Italisë nis në orën 20:00.