Policia arreston një 15-vjeçar për incidentin në 'Beer fest'

Kronika August 19, 2016 - 21:31

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar që shkaktoi panikë gjatë manifestimit në " Birra Fest" në Prishtinë ku u lenduan mbi 40 persona.

Me datë 29.07.2016 në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë ka qenë duke u mbajtur festivali “Birra Fest” ku merrnin pjesë një numër i madh i personave.Rreth orës 23:00, në këtë lokacion ka ndodh një rast "Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm", ku dyshohej se nga persona të panjohur ka pasur të shtëna me armë në mes të turmës dhe pjesëmarrësit e festivalit nga paniku i shkaktuar nga të shtënat kanë filluar te largohen nga sheshi pa kontroll në drejtime të ndryshme me ç'rast janë lënduar 42 persona, njeri nga ta edhe viktima i mitur (L.M.).

Pas zhvillimit të hetimeve intenzive nga Policia e Kosovës, konkretisht nga Hetimet Rajonale në Prishtinë është identifikuar i dyshuari i këtij rasti, i cili gjatë procedurave hetimore ka bashkpunuar me Policinë.

Dyshohet se motivi i këtij rasti ka qenë një mosmarrveshje ndërmjet disa të rinjëve të moshës së mitur.

I dyshuari, i identifikuar nga Policia lidhur me incidentin në " Birra Fest" është i mituri (H.V. -15 vjeçar) i cili është arrestuar sot me datë 19.08.2016 rreth orës 17:00 dhe pas konsultimeve me prokurorin kompetent i njëjti dergohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore. Veprimet hetimore për zbardhjen në tërësi të këtij rasti janë ende në proces nga hetuesit kompetent policor. Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe po punon në mënyrë konsistente për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve tjerë të involvuar në veprime apo aktivitete kriminale, e në veqanti atyre që cenojn rendin dhe sigurinë e përgjithshme.