Detaje të reja të arrestimit të Nehat Thaçit

Kronika September 29, 2016 - 10:05

Pas konfirmimit të Policisë së Kosovës, për arrestimin e Drejtorit të Polciisë së Kosovës  së Mitrovicës, Nehat Thaçi, “Zeri.info” mëson edhe detaje të tjera.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, ka treguar për “Zeri.info”, se arrestimi i tij është bërë në hyrje të Serbisë.

LEXO EDHE: Policia konfirmon arrestimin e Nehat Thaçit

“Arrestimi i Nehat Thaçit ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në orën 00:10, në hyrje të Serbisë në pikën kufitare "Dheu i Bardhë". Në bazë të informatave që kemi marrë nga Policia Kufitare e Kosovës, ai është arrestuar në hyrje të Serbisë. Për detaje të tjera do t’ju informojmë me kohë”, ka deklaruar Hoxha për “Zeri.info”