Vritet me armë zjarri një 22-vjeçar

Kronika November 26, 2016 - 19:16

Vritet me armë zjarri një 22 vjeçar nga fshatrat e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gur i Zi.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe megjithëse është nisur për në spitalin e Elbasanit nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi, shkruan Infoelbasani.al.

Aktualisht kufoma ndodhet në morgun e qendrës spitalore.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Drejt vendit të ngjarjes janë nisurpolicia dhe një grup ekspertësh.