Ja emri i të vrarit dhe të plagosurit sot nga të shtënat në Pejë

Kronika February 24, 2017 - 14:19

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës përmes një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se sot rreth orës 12:10 në Rr. Besnik Lajqi në Pejë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur dy persona, ku njëri nga ta më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.

Lajmi.net merr se i vrari dhe i plagosuri janë babë e birë.

“I vrari është Brahim Neziri, kurse i plagosur rëndë është I. Neziri”, kanë thënë burime të lajmi.net.

Viktimat janë nga fshati Zahaq i Pejës.

Viktima nga plagët e marra ka nderuar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Vrasja ka ndodhur afër Stacionit të Trenit në Pejë, të vendi i quajtur “Rampa”, afër udhëkryqit.

Njësitet e PK-së kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim.