Dy prishtinas rrihen mes vete, bëhen për spital

Dy prishtinas rrihen mes vete, bëhen për spital

Kronika September 16, 2019 - 11:29
detajet

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se ka arrestuar dje në Prishtinë, dy persona të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore..

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet policore, derisa, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht njëri – tjetrin dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë