Dëmtohet gypi i ujësjellësit në sheshin “Xhorxh Bush”, ndërpritet furnizimi me ujë
Foto: Laura Hasani

Dëmtohet gypi i ujësjellësit në sheshin “Xhorxh Bush”, ndërpritet furnizimi me ujë

Aktuale August 04, 2026 - 14:41

Furnizimi me ujë është ndërprerë për objektet në sheshin "Xhorxh Bush" në Prishtinë, pasi gjatë punimeve të kryera nga operatorët ekonomikë të Komunës së Prishtinës është dëmtuar një gyp i ujësjellësit me diametër 225 milimetra.

Sipas njoftimit nga KRU “Prishtina”, ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e defektit.

Nga kompania e ujësjellësit bëjnë të ditur se, për shkak të natyrës më të ndërlikuar të dëmtimit, riparimi mund të marrë më shumë kohë se zakonisht.

"Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në terren dhe do të bëjnë maksimumin që defekti të sanohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të rikthehet në normalitet", thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve. /Zëri