Të enjten protestë para Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja

Të enjten protestë para Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja

Aktuale August 04, 2026 - 17:01

Lëvizja Revolta ka njoftuar se më 6 gusht, duke filluar nga ora 10:00, do të organizojë një protestë qytetare në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, para Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të lëvizjes, protesta organizohet “për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës”.

Organizatorët kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: publikimin e numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga shtetasit e Serbisë sipas ligjit për shtetësinë, shfuqizimin e Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe shfuqizimin e nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Kjo nuk është çështje partiake. Është çështje e sovranitetit, shtetësisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës. Bashkohu”, thuhet në thirrjen e kësaj lëvizje.