PDK-ja sërish para Qeverisë, i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë-Kosova
Aktuale
August 27, 2026 - 08:01
Deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët po zhvillojnë aksionin e bllokimit të hyrjes së Qeverisë në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, këtë të enjte u janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë të PDK-së nga komunat e Shtimes dhe Fushë-Kosovës.
Protesta e deputetëve të PDK-së po vazhdon tash e disa ditë para objektit të Qeverisë, me kërkesën që të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit dhe të krijohen institucionet e reja të vendit.
PDK-ja dhe Aleanca ka kundërshtuar vazhdimisht mosvazhdimin e seancës konstituive, duke kërkuar që Kuvendi të nisë punën dhe të hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.