Kurti s’pranon takim me opozitën, Çitaku: S’duam takim, kërkojmë të vijë në Kuvend

Kurti s’pranon takim me opozitën, Çitaku: S’duam takim, kërkojmë të vijë në Kuvend

Aktuale August 27, 2026 - 08:38

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar kërkesën e deputetëve opozitarë për takim, të cilët këtë të enjte po zhvillojnë aksionin e tyre para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Një zyrtar policor u ka bërë të ditur deputetëve se Kurti ka agjendë të ngjeshur dhe se nga ta është kërkuar të lënë një numër kontakti, në mënyrë që të kontaktohen për një takim të mundshëm.

Ndërkaq, deputetja e PDK-s Vlora Çitaku ka thënë se deputetët nuk kanë kërkuar takim me Kurtin, por duan që ai të shkojë në Kuvend dhe të vazhdojë seancën konstituive.