Albana Bytyqi: Jemi këtu për ta mbrojtur Kushtetutën
Aktuale
August 27, 2026 - 08:52
Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka deklaruar se është koha që të krijohen institucionet e vendit.
Bytyqi, gjatë një deklarimi para ndërtesës së Qeverisë, tha se Aleanca do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të Kushtetutës, deri në krijimin e institucioneve.
“Është momenti i duhur që të vijë dhe të krijojë institucionet. E dimë që mbrojtjen kushtetuese jemi për këtu, për ta mbrojtur Kushtetutën. Gjithashtu, do të vazhdojmë ta mbrojmë Kushtetutën dhe asnjëherë nuk do të ndalemi derisa të krijohen institucionet”, deklaroi Bytyqi.