Afërdita Bytyqi zgjidhet zëvendëskryesuese e KGJK-së
Foto: Laura Hasani

Afërdita Bytyqi zgjidhet zëvendëskryesuese e KGJK-së

Aktuale August 27, 2026 - 09:32

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtaren Afërdita Bytyqi zëvendëskryesuese të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Bytyqi është zgjedhur me gjashtë vota të anëtarëve të KGJK-së, ndërsa për këtë pozitë ka kandiduar edhe gjyqtari Artan Abazi, i cili ka marrë pesë vota.

Me zgjedhjen e saj, Bytyqi do të ushtrojë pozitën e zëvendëskryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kryesuesi Rrustem Thaqi njoftoi se mandati i Bytyqit në këtë pozitë do të jetë 3-vjeçar dhe fillon nga 27 gushti 2026.

Gjyqtarja Bytyqi pas zgjedhjes si zëvendëkryesuese tha se do të punojë në avancimin e sistemit gjyqësor dhe njëherësh falënderoi anëtarët për besimin e dhënë.

Image