Vuçiqi pretendon se tashmë ka çuar fjalë tek amerikanët për çështjen e urës së Ibrit
Aktuale
August 27, 2026 - 13:08
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe sot për temën e urës së Ibrit.
Ai ka thënë se tashmë ka çuar fjalë te zyrtarët amerikanë për këtë temë.
Vuçiqi ka thënë se ka biseduar me të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Beograd, Aleksandar Titolu, dhe se është i sigurt se ai i ka përcjellë fjalët e tij në Washington.
“Para së gjithash, është çështje e jetës së njerëzve, mbijetesës së tyre në veri të Kosovës. Nuk e fsheha dhe jam mirënjohës ndaj Aleksandarit dhe shumë zyrtarëve amerikanë, me të cilët fola për këtë temë, të cilët donin të dëgjonin mendimin tonë dhe të cilët dëgjuan atë që kishim për të thënë për këtë çështje”, ka thënë Vuçiqi, duke pretenduar se Kosova synon ta hapë urën e Ibrit më datën 1 shtator.