Palatova Haxhiut: Kosova duhet të sigurojë unitet politik dhe ta bëjë anëtarësimin në BE një synim të përbashkët
Foto: Facebook

Palatova Haxhiut: Kosova duhet të sigurojë unitet politik dhe ta bëjë anëtarësimin në BE një synim të përbashkët

Aktuale August 27, 2026 - 14:06

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim lamtumirës shefen në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

Zyra e BE-së, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se Palatova e ka siguruar Haxhiun se BE-ja do ta mbështesë Kosovën, mirëpo ka kërkuar unitet politik në Kosovë.

“Krenare që ka shërbyer në Zyrën e BE-së në Kosovë, duke ndihmuar Kosovën të avancojë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova zhvilloi një takim lamtumirës me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu. BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën. Kosova duhet të sigurojë unitet politik dhe ta bëjë anëtarësimin në BE një synim të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë. /Zëri