Kanoset një person gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Lipjan, Policia nis hetimet
Kronika
August 04, 2026 - 10:18
Një person ka raportuar në Polici se është kanosur nga një i dyshuar në Lipjan, derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur më 27 korrik, rreth orës 16:00, raporton Zeri.info.
“Lipjan, 27.07.2026–16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte në detyrë zyrtare. Më 03.08.2026, me urdhër të prokurorit, është iniciuar rast dhe është duke u hetuar nga njësia përkatëse”, thuhet në njoftim. /Zëri