Shtetasi i Serbisë shoqërohet në Polici, i gjendet sprej lotsjellës në pikën kufitare në Bërnjak
Kronika
August 04, 2026 - 10:40
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Bërnjak te një shtetas i Serbisë ka gjetur dhe sekuestruar një sprej lotsjellës.
Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, rreth orës 14:20, raporton Zeri.info.
"PKK Bërnjak, 03.08.2026–14:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit të kamionit të tij i është gjetur dhe sekuestruar një sprej lotsjellës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri