Mbi 2.500 gjoba për 24 orë – Policia raporton dhjetëra aksidente dhe 26 të arrestuar
Kronika
August 04, 2026 - 11:33
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2.510 gjoba trafiku në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit të PK-së, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 83 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 41 aksidente me persona të lënduar.
Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 26 persona, ndërsa 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente. /Zëri