Dërgohet në mbajtje një person, dyshohet se sulmoi fizikisht dy policë në Prizren
Kronika
August 04, 2026 - 10:29
Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në orët e hershme të mëngjesit, në Prizren, raporton Zeri.info.
"Prizren, 03.08.2026–05:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftim. /Zëri