Aksion policor në veri, bastisen disa lokacione në Zubin Potok
Foto: Laura Hasani

Aksion policor në veri, bastisen disa lokacione në Zubin Potok

Kronika August 11, 2026 - 13:24

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku po kryhen bastisje në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se bastisjet janë ende në zhvillim.

Sipas tij, aksioni po zhvillohet nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

“Janë duke u kryer disa bastisje në disa lokacione në Komunën e Zubin Potokut, me dyshimin për armëmbajtje pa leje”, ka deklaruar shkurt Elshani.

Policia pritet të japë më shumë detaje pas përfundimit të aksionit.