Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, tentoi t’u jepte ryshfet policëve
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, tentoi t’u jepte ryshfet policëve

Kronika August 11, 2026 - 16:06

Një shtetas i Serbisë është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti është raportuar dhe është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë Verim raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë Veri, ka pranuar informatë se në Pikë Kalimin Kufitar Bërrnjak i dyshuari mashkull shtetas serb ka tentuar t’u jap ryshfet zyrtarëve policor kufitar.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të menjëhershme policore, ku me udhëzim të prokurorit kompetent i dyshuari i lartcekur dhe dy dëshmitarë janë intervistuar.

Nga i dyshuari është sekuestruar përkohësisht bankënota që dyshohet se i dyshuari ka tentuar t’i jap si mito zyrtarëve policor, dhe me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në ndalim policor për 48 orë.