Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Fidan Kamishollit
Kronika
November 10, 2026 - 15:37
Sektori i Hetimeve i Kryeqytetit, me autorizim të Prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Fidan Kamishollit, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Përmes një thirrjeje publike, Policia ka ftuar qytetarët që posedojnë informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e tij, t’i ndajnë ato me organet e rendit.
Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose përmes adresës elektronike [email protected]. /Zëri
