Kërkohet bashkëpunim për lokalizimin e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë
Kronika
November 10, 2026 - 15:46
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin e personit Fidan Kamisholli.
Sipas njoftimit të PK-së, bëhet e ditur se personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në Prishtinë.
"Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë lokalizimin e tij, ju lusim të kontaktoni Policinë në numrin e telefonit 192, ose përmes e-mailit: [email protected]", thuhet në njoftimin e PK-së.