Blick alarmon Zvicrën: Kosova dhe Shqipëria e kanë ftuar Lutfi Dalipin në shtator
Gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka kërkuar nga Federata Zvicerane që të përkujdeset për të mos e humbur talentin e Young Boys, i huazuar te Vaduzi, Lutfi Dalipi.
Dalipi ka të drejtë të luajë për katër kombëtare, pra Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën dhe Portugalinë (shkaku që e ka nënën portugeze).
Këtë edicion ai ka shpërthyer në Superligën e Zvicrës, ku tashmë ka nëntë asistime si dhe ka tundur rrjetën katër herë, duke fituar interesimin e disa klubeve nga Bundesliga, Serie A dhe La Liga.
Mirëpo, “Blick” ka njoftuar se po bëhet edhe një garë e madhe për të siguruar shërbimet e Latifit edhe në nivelin ndërkombëtar, me Kosovën dhe Shqipërinë që e kanë ftuar në muajin shtator.
“Kualitetet e Dalipit nuk janë vërejtur vetëm nga klubet, por edhe kombëtaret. Dalipi tashmë ka marrë ftesa nga Kosova dhe Shqipëria në muajin shtator. 20-vjeçari mund të luajë edhe për Portugalinë”.
“Për tani, mesfushori ofansiv është i lumtur me ekipin U21 të Zvicrës. Me paraqitjet si ajo ndaj Baselit, interesimi nga Federatat do të shtohet”, paralajmëron Blick.
Ndërkohë, Dalipi ende nuk ka vendosur se për kë të luajë në nivelin ndërkombëtar dhe vendimin pritet ta merr pas Evropianit U21 2027. /telegrafi