Asllani realizon gol spektakolar ndaj Besiktasit, i pari në Evropë me Hoffenheimin

Asllani realizon gol spektakolar ndaj Besiktasit, i pari në Evropë me Hoffenheimin

Sport October 15, 2026 - 23:49

Fisnik Asllani ka shënuar për herë të parë në Evropë me fanellën e Hoffenheimit, duke tundur rrjetën në përballjen me Besiktasin.

Sulmuesi i Kosovës e ktheu ndeshjen në baraspeshë në minutën e 68-të. I shërbyer nga Lemperle, ai kaloi me driblim mbrojtësin dhe më pas goditi saktë, duke e lënë të shtangur portierin e skuadrës mysafire.

Ky realizim është edhe i pari për Asllanin me Hoffenheimin gjatë këtij sezoni, shkruan Albeu.

Fatkeqësisht, ekipi gjerman u mposht nga Besiktasi në shtëpi, 2:3.

Një javë më parë, ai kishte dhënë edhe një asist në Bundesliga.

Asllani numëron gjithashtu një gol me Kosovën, të shënuar kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.