Albian Ajeti i shënon Crvena Zvezdës - luajnë edhe dy shqiptarë në triumfin e Luganos

Albian Ajeti i shënon Crvena Zvezdës - luajnë edhe dy shqiptarë në triumfin e Luganos

Sport October 15, 2026 - 23:59

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Konferencës.

Para 7.898 tifozëve në stadiumin e ri, të hapur këtë verë, Ajeti kaloi Luganon në epërsi në minutën e 25-të, me një gol të bukur.

Megjithatë, skuadra zvicerane e pa veten në disavantazh prej 2-1, por nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbyste rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Dereck Moncada barazoi shifrat në minutën e 84-t, ndërsa Anto Grgiq realizoi golin e fitores në minutën e 89-të, duke i siguruar Luganos tri pikë në një përballje dramatike.

Ajeti u zëvendësua në minutën e 63-të, ndërsa Uran Bislimi e kompletoi ndeshjen në mesfushë. Ezgjan Alioski u aktivizua në minutën e 79-të.

Lugano po kalon një periudhë të mirë, pasi vazhdon të jetë e pamposhtur edhe në Superligën e Zvicrës. /telegrafi

Image

Image

Image