Sot nis java e 12-të në Albi Mall Superligë, luhet vetëm një ndeshje

Sot nis java e 12-të në Albi Mall Superligë, luhet vetëm një ndeshje

Sport October 30, 2026 - 08:27

Albi Mall Superliga rikthehet sot (e premte) me vetëm një ndeshje të ditës, në kuadër të xhiros së 12-të në program.

Ballkani e pret Drenicën në stadiumin e qytetit në Suharekë në orën 13:00.

Katër përballjet e tjera të javës zhvillohen të shtunën dhe të dielën, me disa duele interesante në program.

Drita pret Vushtrrinë në Gjilan nga ora 13:00, kurse Llapi dhe Prishtina përballen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, po ashtu nga ora 13:00.

Të dielën, Malisheva e pret Feronikeli ’74 nga ora 13:00, ndërsa Dukagjini dhe Gjilani përballen mes vete në duelin që e mbyllin javën e 12-të duke filluar në orën 17:00 në Klinë. /Zëri