Carrick: Nuk jam i befasuar që jam ende trajner i Man Utd
Michael Carrick ka folur për të ardhmen e tij te Manchester United, në një moment kur pozita e tij është vënë seriozisht në pikëpyetje.
Pavarësisht rezultateve të dobëta, trajneri anglez nuk shfaq shqetësim dhe thotë se nuk pret garanci nga drejtuesit e klubit.
I pyetur nëse është befasuar që vazhdon të jetë në stol, ai u përgjigj: “Jo. Jam këtu për të bërë punën time dhe për të mirën e skuadrës. Kam një nevojë të dëshpëruar për ta përmirësuar ekipin dhe për t’i ndryshuar gjërat”.
Carrick pranoi se humbjet e fundit kanë krijuar një atmosferë ndryshe në klub, por theksoi se mendimi i tij i vetëm është si ta nxjerrë skuadrën nga kriza.
“E kuptoj punën dhe përgjegjësitë që kam. Nuk kam nevojë për garanci nga askush”, përfundoi trajneri, i cili tashmë përgatitet për sfidën e rëndësishme ndaj Chelseas. /Zëri