Cancelo shpërthen ndaj kritikëve: Nga tribunat të gjithë janë specialistë
Joao Cancelo është lodhur nga kritikat dhe ka vendosur të reagojë publikisht.
Mbrojtësi i Barcelonës është kritikuar pas humbjeve ndaj PSG-së dhe Real Madridit, por nuk ka ndërmend të humbasë besimin në aftësitë e tij.
Pas disfatës 4-2 nga skuadra franceze, portugezi iu drejtua kritikëve përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
“Nga tribunat të gjithë janë specialistë. Do të doja t’i shihja në fushë për të përballuar presionin”, shkroi ai, duke shtuar se vetë nuk duhet të dyshojë në cilësitë e tij.
Pas humbjes 2-1 në El Clasico, Cancelo publikoi një fotografi bardhezi me këngën “Yo creo en mí”, duke përcjellë një tjetër mesazh besimi në vetvete.
Dy ndeshje për të ndryshuar gjithçka
Trajneri Hansi Flick vazhdon t’i besojë mbrojtësit, të cilin e kërkoi rikthimin në Barcelonë pas huazimit nga Al-Hilali.
Ndeshjet e ardhshme ndaj Alavesit dhe Aston Villas pritet të jenë një mundësi e rëndësishme për portugezin që ta rikthejë formën dhe t’u japë fund polemikave.
Me disa mungesa në mbrojtje, Cancelo mund të ketë rol edhe më të rëndësishëm në vazhdim. Ai është i vendosur të përgjigjet në fushë, aty ku do të ketë mundësinë më të mirë për t’i heshtur kritikët. /Zëri