Salah bëhet legjenda e re e Egjiptit, e thyen rekordin 23-vjeçar

Salah bëhet legjenda e re e Egjiptit, e thyen rekordin 23-vjeçar

Sport November 14, 2026 - 00:32

Mohamed Salah ka arritur një tjetër sukses të madh me fanellën e Egjiptit, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares.

Sulmuesi i realizoi dy gola në fitoren 5-0 ndaj Malavit, në kualifikimet për Kupën e Afrikës 2027, duke e çuar në 70 numrin e golave me përfaqësuesen.

Kështu, Salah ka kaluar legjendën Hossam Hassan, i cili e mbante rekordin me 69 gola. Ky rekord kishte qëndruar për vite me radhë dhe tashmë i takon yllit egjiptian.

Fitorja ndaj Malavit ishte gjithashtu historike për Egjiptin, pasi kombëtarja shënoi të paktën pesë gola në dy ndeshje radhazi për herë të parë që nga qershori i vitit 2003.

Salah vazhdon të konfirmojë statusin e tij si një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e futbollit afrikan. /Zëri