Përplasje mes gjigantëve në Francë, Zidane përballet me rivalitetin Mbappe-Dembele
Një rivalitet i ri po merr vëmendje në përfaqësuesen e Francës, ku Zinedine Zidane duhet të menaxhojë raportet mes dy yjeve të skuadrës, Kylian Mbappes dhe Ousmane Dembeles.
Sipas raportimeve të mediave franceze, tensionet lidhen kryesisht me rolin që duhet të kenë dy futbollistët në repartin ofensiv.
Zidane e preferon Dembelen si sulmues qendre, ndërsa Mbappen e sheh më të përshtatshëm në krahun e majtë.
Trajneri francez ia ka shpjeguar Dembeles kërkesat e tij taktike, duke vlerësuar aftësinë e sulmuesit të PSG-së për të ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtësve kundërshtarë.
Kjo zgjedhje, megjithatë, nuk përputhet plotësisht me preferencat e Mbappes, i cili dëshiron të luajë më afër portës.
Zidane tashmë ka përpara një sfidë të rëndësishme: të gjejë ekuilibrin mes dy yjeve, pa cenuar harmoninë në skuadër. /Zëri