Shqipëria autentike, mes natyrës dhe shijeve tradicionale të juglindjes

Shqipëria autentike, mes natyrës dhe shijeve tradicionale të juglindjes

Aktuale June 20, 2026 - 10:27

Juglindja e vendit vijon të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj me peizazhet natyrore, traditat e pasura dhe kulinarinë karakteristike që ruan shijet autentike të zonës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale pamje nga Korça dhe Pogradeci, dy prej destinacioneve më tërheqëse në juglindje të vendit, që ndërthurin bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe traditat e pasura të mikpritjes.

“Shqipëria autentike, mes natyrës, mikpritjes dhe shijeve tradicionale të juglindjes”, u shpreh Rama.

Me kombinimin e natyrës së paprekur, trashëgimisë kulturore dhe gastronomisë tradicionale, juglindja mbetet një nga destinacionet më të veçanta për të njohur nga afër vlerat dhe identitetin e Shqipërisë.

Nga liqeni dhe malet piktoreske deri te fshatrat me histori e kulturë të veçantë, kjo zonë ofron një përvojë të plotë për ata që kërkojnë të zbulojnë Shqipërinë autentike.

Mikpritja e banorëve mbetet një nga vlerat më të çmuara të zonës, ndërsa kuzhina tradicionale e pasur me produkte vendase dhe receta të trashëguara ndër breza, përbën një tjetër atraksion.

Gatimet karakteristike me prodhime bio po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të interesuar për eksperienca autentike./atsh